AKTUALITETKRONIKË

Ngjarja me tritol në Elbasan, identifikohet viktima Kristi Balukja. I vuri tritolin “Kel Llumit”, por vdiq vetë


Kristi Balukja, është i riu që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai ka tentuar ti verë tritol makinës së Renato Çepa, por sasia e eksplozivit i ka plasur në dorë duke i marë jetën menjëherë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas policisë Renato Çepa njihet në Elbasan dhe si “Kel Llumi”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas gazetarit të “Ora News”, Elton Qyno, i cili i referohet burimeve policore mes viktimës dhe objektivit për tju vendosur tritol disa kohë më parë ka pasur një konflikt fizik.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ngjarja e sotme besohet shumë se lidhet pikërisht me këte konflikt të ndodhur disa kohë më parë mes Renato Çepa dhe Kristi Balukja.

Aktualisht për hetimin e kësaj ngjarje është caktuar një prokuror i gatshëm në prokurorinë e Elbasanit si dhe është ngritur një grup hetimor, për të zbardhur plotësisht dinamikën e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ngjarja e rëndë vjen pas 3 muaj nga sulmi me tritol në apartamentin e motrave Nikolli në Elbasan, ku mbeti i vrarë një njeri i pafajshëm siç ishte Enea Thomollari.

Kjo ngjarje tashmë po hetohet nga SPAK.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button