KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarja në Tiranë, nëna e të miturit: Dy kunetërit binjakë sherr për “mallin”, më qëlluan djalin

Zbardhen detaje nga sherri i dy vëllezërve binjakë që u përfshinë në konflikt dhe për pasojë plumbat kapën djalin e vëllait të tyre të tretë, nipin 15 vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit falë dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas policisë 15 vjeçari u plagos nga arma e xhaxhait Nazmi Pëllumbi  që është shpallur në kërkim ndërsa në pranga është vënë vëllai tjetër binjak Florant Pëllumbi.

NJOFTIMI I POLICISE

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar.

Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).    

 Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.    

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast: 

u shpall në kërkim shtetasi Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

 -u arrestua shtetasi Florant Pëllumbi, 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button