Ngjarja që alarmoi Astirin/ Shpallen në kërkim 5 djem, dyshohet se e mbyllën në banesë! Një natë para festuan me kokainë
Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale.
Burimet e sigurta të gazetares Anila Hoxha thanë se pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.
Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.
Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 20 -vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.
E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.
Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë.