KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje e rëndë në Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një 58-vjeçar, i identifikuar si Renato Hoxhaj.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

58-vjerçari është vrarë në rrugë, në afërsi të banesës së tij, ndërsa policia po heton mbi ngjarjen.

Po në afërsi të banesës së tij ai punonte si roje, në një objekt ndërtimi.

Ndërkohë mësohet se 58-vjeçari nuk ka pasur asnjë precedent të mëparshëm penal, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik. Ai ishte i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve dhe jetonte vetëm.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Pranë vendit ku është vrarë ka edhe kamera sigurie, të cilat janë marrë nga policia për tu këqyrur, ndërsa po ashtu është marrë në pyetje edhe një prej familjarëve të viktimës.

Në vendin e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Policia po punon për sigurimin e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, ndërsa nuk dihen ende motivet e mundshme të këtij krimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button