KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje e rëndë te Zogu i Zi, i riu sulmohet me leva nga tre persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Zogu i Zi, në Tiranë. Rreth orës 05:00, një i ri dyshohet se është sulmuar brutalisht nga tre persona, të cilët e kanë goditur me leva metalike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve nga vendngjarja, i dëmtuari ka marrë plagë të shumta në trup si pasojë e goditjeve dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas sulmit, autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij akti të dhunshëm.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button