KRONIKËSTAR CHANNEL
Ngjarje në Vlorë: Një 51-vjeçar humb jetën nga rrëzimi, një automjet përfshihet nga flakët

Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori dy raste të ndodhura së fundmi në qytet dhe zonat përreth.
Në lagjen “Kushtrimi”, një 51-vjeçar, shtetasi I. D., ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës. Autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, në rrugën e vjetër Kaninë-Vlorë, një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., ka arritur të dalë në kohë, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet në lidhje me këto dy raste janë dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.