KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje të ndryshme në Fier: Procedime penale për dr*gë, aksident, konflikt pronësie dhe vjedhje automjeti

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar nisjen e disa procedimeve penale për ngjarje të ndodhura në qytet dhe zonat përreth.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dy shtetas të mitur, 17 vjeç, janë proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit fizik u kapën me sasi të vogla lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa. Lënda u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, një aksident rrugor ka ndodhur në Fier, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi A. N., 54 vjeç, ka përplasur një këmbësore 64-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Edhe për këtë rast është nisur procedimi penal.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në një tjetër rast në fshatin Kurjan, shtetasi J. D., 67 vjeç, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka prerë 19 rrënjë ulliri të një shtetasi tjetër, duke pretenduar se ishin në tokën e tij.

Reklama në FieriWeb

Ndërsa në Divjakë, është shpallur në kërkim shtetasi B. M., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet se ka marrë një automjet në përdorim dhe nuk e ka kthyer më. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Të gjitha materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Articles

Back to top button