KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje tragjike në Daullas, Fier – Fermeri humb jetën aksidentalisht gjatë punës

VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Daullas në Fier, ku një fermer 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima, Agron Sukulli, është aksidentuar për vdekje teksa po kryente shërbime xhenerike poshtë mjetit të tij, pranë banesës ku jetonte.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik apo rrëshqitjeje të mjetit, çka ka sjellë shtypjen fatale të 56-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Fierit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Njoftim i DVP Fier/Informacion paraprak:

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Related Articles

Back to top button