KRONIKËSTAR CHANNEL

Ngjarje tronditëse bullizmi në Fier/ Katër vajza dhunojnë bashkëmoshataren e tyre, pamjet i dorëzohen Policisë

Një rast i rëndë bullizmi është denoncuar së fundmi nga qytetarët në redaksinë e JOQ Albania. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku disa vajza adoleshente janë filmuar duke keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht një bashkëmoshatare të tyre.

Në videon e publikuar, shihen tre vajza që thërrasin njëra-tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, teksa ofendojnë, godasin me pëllëmbë dhe tërheqin për flokësh një vajzë të re, duke e detyruar të thotë fjalë ofenduese dhe të kërkojë falje. Në një moment, vajza me emrin Marsi dëgjohet duke thënë:

Reklama në FieriWeb - “”

“Guxo përmendma emrin tim… do të rrjep si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj…”

Vajzat më pas marrin në telefon një djalë të quajtur Romeo dhe e detyrojnë vajzën të përdorë fjalor banal me të. Ngjarja përfundon me viktimën e dhunuar që hidhet në shkurre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një qytetar që denoncoi ngjarjen, shkruan për JOQ:

“Nuk dua të më publikohet emri. Shiko çfarë ndodh me vajzat në Fier. Janë degjeneruar totalisht! 4 kundër 1? Edukoni fëmijët! Kjo nuk është sjellje normale!”

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

JOQ Albania ka vënë në dispozicion të Policisë së Fierit pamjet origjinale të ngjarjes, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të ndëshkuar aktorët e këtij episodi të rëndë bullizmi.

Mbetet në pritje një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërkohë që qytetarët shprehen të tronditur dhe kërkojnë masa të menjëhershme për të ndaluar përhapjen e dhunës mes të rinjve dhe për të mbrojtur viktimat e bullizmit nga pasojat psikologjike dhe fizike.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button