AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT
Ngjarjet kriminale, bashkia ‘blindon’ rrugët e Vlorës me kamera! I shërbejnë edhe policisë
Pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur Vlorën dhe gjetjes së një depoje të tërë armësh në Babicë, në qytet po instalohen kamera të tjera.
Pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur Vlorën dhe gjetjes së një depoje të tërë armësh në Babicë, në qytet po instalohen kamera të tjera.
Bëhet me dije se vendosja e tyre po bëhet nga bashkia e Vlorës, ndërsa gjithçka bëhet për të rritur standardet e sigurisë rrugore dhe për ta bërë më të sigurt jetën e qytetarëve.
Krahas ngjarjeve kriminale, kamerat e vendosura në qytet kanë qëllim evidentimin e rasteve te ndotjes dhe dëmtimit të pronës publike.
Ato do të ndihmojnë Policinë e Vlorës në monitorimin e trafikut dhe në evidentimin e arrestimin e personave në kërkim apo kontigjentët kriminalë.