AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

Ngjitet sonte në skenën e Eurovision, Besa Kokëdhima zbulon detaje nga performanca e saj!


Besa Kokëdhima ka qenë e ftuar nëpërmjet një lidhje me ‘Skype’ për “Wake Up”. Mbrëmjen e sotme, skena e “Malmo Arena” në Suedi do të përqafojë ngjyrat kuqezi, me zërin e Besës që me siguri do të të na falë një përfaqësim dinjitoz në Eurovision 2024. Artistja na zbuloi emocionet e saj, por dhe disa detaje të tjera që priten nga nata e dytë kur konkurron ajo me këngën “Titan”:

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Jam super gati, plot emocione, shumë angazhime, koncerte. Kemi shumë punë. Mendoj se jemi hati dhe shpresojmë të bjmë një performancë shumë dinjitoze. Sot kemi provën e veshjes, janë dy provat e fundit që konsiderohen provat gjenerale. Janë të fundit para performancës së nesërme. Atmosfera mes artistëve dhe delegacioneve sivjet duket shumë e bukur. Është një garë shumë e fortë sivjet. Kemi një grup Whatsapp-i që shkruajmë vazhdimisht.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si janë pritshmëritë për natën e dytë?

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesa më e madhe e këngëve më të forta janë mbrëmjen që jam unë. Ka një konkurrent më shumë këtë natë, që vështirësohet rruga. Janë 16 konkurrentë dhe pjesa më e madhe janë në gjysmëfinalen e dytë. Gara është më e egër, kanë këngë të mira, janë shtete të forta. Unë këndoj e dyta, në fillim të mbrëmjes. Zakonisht këto fillimet e mbrëmjes, statistikisht janë konsideruar hapësira jo shumë të mira për probabilitetin e kualifikimit. Por nuk e marr këtë gjë në konsideratë në këtë aspekt.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Por si do të jetë veshja?

Askush nuk i ka parë ende veshjet. Kemi pasur dëshirë që t’i keqdrejtojmë fansat. Është komplet tjetër veshje. Më në fund fansat do të kenë mundësi ta shohin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Ke ndonjë familjar që po të mbështet aty?

Kam dy njerëz të afërt që më mbështesin dhe prindërit do të vijnë nesër. Nuk e di nëse do mundem t’i takoj deri pasi të mbarojë mbrëmja. Këto muaj mund t’i kem parë 2 herë. Këto kohë ku kemi fjetur, nuk jemi zgjuar (qesh)./TAR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button