AKTUALITETSTAR CHANNEL
Nis sonte Big Brother VIP Albania 5, 14 banorë hyjnë në shtëpinë më të famshme. Erbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi opinionistë
Edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nis sonte, duke shënuar rikthimin e reality-show-t më të ndjekur në vend, i cili pritet të mbajë publikun shqiptar të mbërthyer përpara ekranit për muajt në vijim.
Moderimin e këtij sezoni do ta mbajë sërish Ledion Liço, ndërsa paneli i opinionistëve do të përbëhet nga Arbër Hajdari dhe risia e këtij edicioni, Monika Kryemadhi.
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të hyjnë 14 banorë, nga fusha të ndryshme si këngëtarë, balerinë, podcast-erë, aktorë, gazetarë dhe moderatorë, të cilët pritet të sjellin emocione të forta, dinamika dhe histori që do të shoqërojnë publikun çdo ditë.




