AKTUALITETPOLITIKË

Nis sot sesion i ri parlamentar, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare së pasdites

Ditën e sotme do të bëhet hapja e sesionit të ri parlamentar. ku në orën 17:00 do të mbahet seanca ku do të mbajnë fjalën kryetarja Elisa Spiropali dhe krerët e grupeve parlamentare, Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka, përkatësisht kryetarë të grupeve të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, “Demokraci dhe Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.

Seanca normale me rend dite pritet që të zhvillohet më 12 Shtator, ditë kur është parashikuar të diskutohet edhe për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Reklama në FieriWeb - “”

Ky është sesioni i shtatë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit.

RENDI I DITËS

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në mbështetje të urdhrit nr.56, datë 28.8.2024 të Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, rendi i
ditës është si më poshtë:

1. Hapja e punimeve të sesionit të VII të legjislaturës së X, të Kuvendit të Shqipërisë. (Neni 74, pika 1, i Kushtetutës, neni 42, pika 1, i Rregullores)

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

2. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 25,26 dhe 30 korrik 2024. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)

3. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)

Reklama në FieriWeb

– Fjala e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.

– Fjala e kryetarëve të Grupeve Parlamentare.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button