Nisin regjistrimet në shkollën Multifunksionale “Horizont” në Fier
Qendra Horizont ne qytetin e Fierit, ka postuar ne rrjetet sociale se ka nisur regjistrimi per femijet per sezonin e ri shkollor 2024-2025.
Pranë Qendrës Multifunksionale “Horizont” Bashkia Fier kanë filluar regjistrimet për vitin e ri shkollor-terapeutik 2024–2025, për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.
Risia këtë vit është se, duke parë kërkesat e shumta të prindërve dhe duke marrë parasysh opinionin e specialistëve që punojnë me fëmijët, mosha e pranimit për terapi është ulur në 3 vjeç.
Qendra jonë ofron mësim në klasat speciale në varësi të shkollës 9-vjeçare “Liri Gero”, me mësues të specializuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe terapi individuale apo në grup me specialistë të fushave përkatëse, të licencuar, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të integrohen në shkollat normale, në kurset e formimit profesional dhe në punë.
Tek terapitë individuale përfshihen:
👉 Ergoterapia ✔
👉 Psikologjia ✔
👉 Logopedia ✔
👉 Fizioterapia ✔
👉 Terapia okupacionale ✔
🚍 Gjithashtu, vlen të theksohet se Qendra mbulon me transport dhe me vaktin e drekës të gjithë fëmijët që ndjekin Arsimin Special, dhe çdo shërbim që fëmijët marrin në qendër është FALAS, kjo falë mbështetjes dhe financimit të Bashkisë Fier dhe qeverisë shqiptare.
Dokumentet që nevojiten për regjistrim janë:
👉 Diagnoza ose Vërtetimi i KEMP-it/rekomandim nga mjeku i familjes
👉 Kartela e vaksinimit
👉 Certifikata personale
👉 Certifikata familjare
👉 Karta e identitetit e prindit/familjarit që do të shoqërojë fëmijën për t’u regjistruar.
Vlen të theksohet se regjistrimi për klasën e parë bëhet online në e-Albania dhe është i hapur deri më datë 31 gusht 2024.
☎️ Për informacione më të hollësishme kontaktoni në numrin e sekretarisë:
069 81 54 769
apo të drejtuesit të Qendrës: 069 33 52 462