POLITIKËSTAR CHANNEL

Nisma Shqipëria Bëhet çel fushatën nga Vlora, Lapaj: 11 maji, dita për të votuar ndryshimin!

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu i fushatës u mbajt në qytetin e Vlorës, ku drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, paraqiti mesazhin e tij për qytetarët dhe të rinjtë e vendit.

Lapaj theksoi se 11 maji është dita e ndryshimit, një mundësi për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ai u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht rinisë, që të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme për të shpëtuar vendin nga dështimet e klasës politike aktuale.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Në 12 maj, mendojeni mirë,” tha Lapaj, “nëse klasa politike do të mbetet siç është sot, shumë të rinj dhe familjarë që ende kanë dilema, do të bindën se ky vend nuk bëhet dhe do të largohen për të kërkuar mundësi jashtë vendit.”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai shtoi se koalicioni i të rinjve është i vetmi që mund të sjellë një ndryshim të vërtetë, duke shpartalluar politikanët e vjetër dhe duke ndihmuar Shqipërinë të ngrihet nga kriza. Lapaj u shpreh se nëse rinia nuk do të angazhohet tani, pas zgjedhjeve, askush nuk do të guxojë të besojë më në mundësitë e këtij vendi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button