AKTUALITET

Nisur nga video erotike e Gjicit, njihuni me skandalet më të bujshme seksuale të politikanëve në Shqipëri


Video erotike e ish-kryetarit të bashkisë Kukës, Safet Gjici, ka risjellë në vëmendje skandalet seksuale me të bujshme të politikanëve shqiptarë. Kujtojmë se më 16 qershor u publikua video skandali, ku Safet Gjici kryente marrëdhënie seksuale me Alma.K në zyrën e bashkisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas kësaj Gjici dha dorëheqje, ndërsa SPAK ka nisur hetimet ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Por cilat janë skandalet më të bujshme seksuale të politikanëve në Shqipëri?

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ish – Kryetari i Bashkisë Dibër Shukri Xhelili

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shukri Xhelili duket sot si një temë e së harruarës së largët, por rasti i tij i abuzimit me detyrën si funksionar i lartë publik, në këmbim të favoreve seksuale, mbetet ende një ndër më të freskëtit në opinionin publik dhe ndoshta kështu do të mbetet për shumë kohë. Ai ishte kryetar i Bashkisë Dibër në vitin 2016, kur një videopërgjim i transmetuar në një emision investigativ, me konotacion seksual, ku ai dilte të ishte i përfshirë, zbuloi abuzimin e tij me detyrën si kryebashkiak i qytetit në verilindje të Shqipërisë.

Detyrë të cilën ai e mbante prej më shumë se një viti, pas fitores në zgjedhjet vendore të vitit 2015, ku kandidoi në siglën e Partisë Socialiste, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, ndërsa përballë kishte kandidatin e Partisë Demokratike, Ilir Krosi.

Më shumë se për vetë aktin e dënueshëm të shpërdorimit të detyrës, ai u ‘masakrua’ nga komentuesit në rrjetet sociale për të mbathurat e papërshtatshme, ndërsa i ofronte një vend pune në Bashki një vajze të re 20 vjeçare, në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Xhelili që në CV-në e tij shkruante se kishte njohuri shumë të mira të paketës Office, Internet si dhe një pjesë të mirë të programeve më të përdorshme të momentit, por që duket se nuk kishte njohuritë e duhura për të nuhatur intrigat e pushtetit.

Në janar të vitit 2017, ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 4 vite burgim, për akuzën e korrupsionit pasiv, pas publikimit të videoskandalit ku i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune më të mirë, një vartëseje të tij.

Edhe pse Xhelili kërkoi pafajësi duke deklaruar se çdo gjë ishte e manipuluar, deklaratat e tij nuk u morën parasysh nga trupa gjykuese, që vendosi dënimin e tij, si edhe mohimin për 5 vite të së drejtës të ushtrimit të funksioneve publike.

Por ish-kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, nuk u dorëzua.

Më 30 qershor 2017, ai fitoi lirinë, pasi bëri rekurs vendimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, që e kishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën’. Kolegji Penal që shqyrtoi çështjen vlerësoi se Xhelili nuk duhej të akuzohej për akuzën e ‘korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, por për akuzën e ‘marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën’, mbetur në tentativë.
Bazuar në këtë akuzë, Apeli vendosi një dënim përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg, duke lënë të pandryshuar dënimin plotësues për Xhelilin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ish drejtori i Hekurudhave, Genc Alizoti

Genc Alizoti, u bë një tjetër funksionar publik, që u përfshi në një aferë me natyrë seksuale. Ai ishte drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, kur në vitin 2016, në media qarkulloi një video, ku zyrtari i LSI-së, kryente veprime të turpshme të natyrës intime në zyrë.

Ai dha dorëheqjen nga pozicioni i tij i punës, vetëm disa ditë pas publikimit të videos, në rrjetet sociale. Dorëheqje të cilën ai e justifikoi me arsye familjare, por që në fakt motivi i vërtetë duket se ishte filmimi i papërshtatshëm. Alizoti thuhet po kështu, se ishte në presion për të lënë detyrën, 6 muaj para se të jepte dorëheqjen, presion që nuk u bë kurrë i ditur se nga i vinte.

Ndërkohë, video intime mendohet se u filmua vetëm tri muaj, para se të largohej në mënyrë jo edhe aq të papritur nga detyra që mbante, ndoshta si një formë shantazhi ndaj tij. Genc Alizoti, u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak vetëm disa muaj pas dorëheqjes si Drejtor i Hekurudhave Shqiptare, duke marrë kësisoj me vete edhe të vërtetën e videos që çoi në fundin e karrierës së tij.

Ish ministri i LSI-së, Dritan Prifti

Një tjetër personazh i lartë, këtë herë i politikës, i që mori me vete të vërtetat e videove të tij, ishte edhe Dritan Prifti.
Politikani, i cili ndryshe nga kolegët e tij, njihej për fiksimin e tij për të koleksionuar regjistrime të paautorizuara filmike, me anë të pajisjeve të veçanta, të cilat më pas i përdorte për tu mbrojtur apo për të sulmuar në politikë, sa herë i prisheshin interesat.
Ashtu siç ishte edhe videoregjistrimi i vitit 2011, kur nga laptopi tij nxori një regjistrim filmik gjatë kohës kur ishte Ministër i Energjitikës, në të cilin dallohej zv/kryeministri Ilir Meta, partia e të cilit në këtë kohë ishte në qeverisje me atë të drejtuar nga Sali Berisha.

Por siç thamë fiksimi i politikanit Dritan Prifti për të filmuar veten dhe të tjerët, nëpërmjet pajisjeve regjistruese, siç ishte edhe rasti me z. Meta, nuk do të ishte i vetmi.

Ish-ministri i LSI-së, u njoh në vazhdim edhe për koleksionimin e trofeve të tij seksualë. Katër vite më vonë, në vitin 2015, ai u kthye sërish protagonist në media.

Këtë herë pas publikimit të disa fotove të shkëputura nga një video, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një nga ish-vartëset e tij në ministri.
Pamje të shkëputura nga një dhomë hoteli, nga ku doli se ishte vetë Dritan Prifti që i kishte regjistruar nëpërmjet një ore, që shërbente si regjistrues filmik. Prifti akuzoi drejtues të lartë të LSI-së. që i kishin nxjerrë për të mbyllur çështjen CEZ/ DIA në hetim, ku sipas tij ata ishin përfshirë.
“E kam ditur dhe denoncuar gjithmonë që Ilir Meta ndjek dhe përgjon jetën time private në çdo kohë. E kam ditur dhe faktin e ekzistencës së një videoje intime, foto të së cilës kanë dalë sot në disa media.
Më kanë bërë rreth 5 vjet shantazh për publikimin e saj. Por siç e keni parë, unë nuk jam tërhequr nga denoncimet e mia publike për korrupsionin e Ilir Metës apo çdo qeveritari tjetër. Pas 5 vjetësh, sot vendosën ti bëjnë publike këto foto, në ditën e tyre më të keqe përpara shqiptarëve e ndërkombëtarëve.

Sapo të hapen hetimet do dëshmoj të gjitha ato që unë di në lidhje me skandalin e CEZ dhe miliona euro të përvetësuara në mënyrë të jashtëligjshme nga njerëzit e Metës”, deklaronte në atë kohë zoti Prifti.
Por në një reagim të vetë LSI, kjo forcë politike ku vetë Dritan Prifti kishte aderuar edhe në pozicionet më të larta qeverisëse, mohoi të ishte ajo përgjuesja filmike e tij.
Madje shkoi edhe më tej, duke deklaruar se Dritan Prifti kishte me dhjetëra orë përgjime të personave me të cilën bashkëpunonte, të cilët më pas i shantazhonte nëpërmjet përgjimeve të paligjshme filmike. “LSI nuk merret me jetën private të askujt. Jemi te çuditur që zotëria akuzon LSI për përgjime!
I vetmi person që përgjonte në LSI u përjashtua për shantazh para pesë vitesh. Opinioni publik ka mësuar prej vetë Priftit, se si ai ka filmuar veten e tij me shumë njerëz si bashkëpunëtore, vartës, gazetarë, biznesmenë, politikanë e të afërm të tyre në zyrë, në shtëpinë e tij dhe ambiente të tjera.
Ishte vetë Prifti, që pranoi jo vetëm publikisht, por edhe në prokurori e gjykatë, se kishte filmuar në shtëpinë e tij vartësin e tij zëvendësministër për qëllime shantazhi e korrupsioni.

Me të njëjtin moral ai filmoi në mënyrë perverse edhe drejtoreshën më të rëndësishme të ministrisë së Ekonomisë për ta mbajtur në shantazh nëpërmjet seksit për korrupsion. Nuk është as problemi e as përgjegjësia e LSI që zotëria ndan me publikun kënaqësitë e tij perverse për seks, shantazh e korrupsion.
LSI nuk mban asnjë përgjegjësi për dhjetëra orë filmime të Priftit, të cilat ai nuk mban mend se ku i ka shpërndarë”, thuhet në reagimin e LSI në atë kohë.
Dritan Prifti u nda nga jeta në vitin 2017, ndërkohë që për shumë kohë qarkulluan zëra, se shumë video të tjera të regjistruara prej tij për politikanë të ndryshëm por edhe për afera seksuale, mbetën thjesht në kuadrin e legjendave të pakonfirmuara. Ndërkohë që më herët në vitin 2012, Spartak Braho, ish-deputet i LSI-së, ishte shfaqur në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, ku publikoi një videopërgjim të gjatë 20 minuta, që sipas tij implikonte, ish-ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Priftin në afera korruptive bashkë me një tjetër zyrtar.

“Janë 187 orë filmime. Unë kam detyrim ligjor që t’i çoj pranë organeve gjykatëse. Si mund të mos i çoj ku aty përmenden emra që janë pjesë e strukturave të shtetit. Z.Prifti si prodhues, një pjesë të tyre i ka përdorur dhe i ka dorëzuar, një pjesë i ka ruajtur. Një pjesë janë dhe në dorën time. Këto nuk janë video që janë prodhuar nga unë. Në vendin dhe kohën e duhur do të bëhen publike. Jemi akoma në studim”, deklaronte Spartak Braho.
Por këto video filmike, të prezumuara nga Spartak Braho, nuk u bënë kurrë publike.

Dritan Prifti u nda nga jeta në vitin 2017, ndërkohë që për shumë kohë qarkulluan zëra, se shumë video të tjera të regjistruara prej tij për politikanë të ndryshëm por edhe për afera seksuale, mbetën thjesht në kuadrin e legjendave të pakonfirmuara.
Ose të paktën ai dhe kundërshtarët e tij politikë, i posedonin në të vërtetë këto filmike, por gjithmonë i mbajtën si armë, për ti përdorur sa kohë dikush do guxonte të shkelte vijën e kuqe.
Por të ashtuquajturat afera seksuale me përgjime kompromentuese, nuk duket se i përkasin vetëm një kahu politik.

Ish ministri, Ylli Pango

Ylli Pango ishte ministër Kulture, kur në vitin 2009, ra pre e një investigimi të bërë nga emisioni ‘Fiks Fare’ në Top Channel.
Ai dha menjëherë dorëheqjen nga posti i tij, pas skandalit, si edhe u tërhoq nga politika, duke nisur një betejë ligjore me televizionin që publikoi videopërgjimin. Ish-ministri u kap në filmime duke i kërkuar favore seksuale një vajze që ishte e interesuar të fillonte punë në një nga drejtoritë e Ministrisë së Kulturës, që ai drejtonte.

Vetë ish-ministri Ylli Pango, karriera politike e të cilit u shkatërrua pa kthim pas skandalit, publikoi më pas një libër.
Në një intervistë të tij, rreth këtij libri, që flet pikërisht për skandalin që i trazoi jetën në kuptimin 360 gradë, ai vazhdoi të insistojë se gjithçka ishte një provokim i stisur për të dëmtuar reputacionin e tij.

“Ju mund ta shikoni edhe dhe në youtube, në kasetat origjinale. Aty duket si më ndjek nga pas dhe më rikujton njohjen e vjetër. Më pas këtë rol vazhdoi ta luajë edhe në shtëpi se ishte duke regjistruar poshtërsisht. A e kuptoni se i dhashë akses një njeriu të njohur? Dhe prandaj u zgjodh e tillë, se kishin dështuar tentativat e tjera. Prandaj u fut kjo në lojë që po dështonte disa herë, siç mund ta shihni dhe në youtube”, deklaronte Pango.

Por ish-ministri Ylli Pango, siç shikohet edhe nga rastet e tjera të publikuara, por edhe ato të papublikuara, por që dikur miqtë të kthyer më pas në armiq, kanë menduar t’i mbajnë nëpër sirtare, si armë beteje, asesi nuk pranon që ishte edhe gabimi i tij. Në fakt politika nuk pranon kurrë që përpara miklimit të pushtetit është treguar shpesh e dobët. Dhe që në një luftë politike, dobësia më e madhe është të mos i rezistosh tundimit që të ofron pushtetit.
Që jo pak nuk ia kanë dalë./Emisioni “Në Shënjestër”/albeu.com

Related Articles

Back to top button