KRONIKËSTAR CHANNEL

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e së martës në aksin e vjetër nacional Vlorë–Fier, pranë zonës së Shamogjinit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Ford”, me targa AA 668 LB, i drejtuar nga 34-vjeçari Albano Hoxha, ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 34-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga aksidenti, automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit fatal.

Vlorë/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rreth orës 11:10, në aksin rrugor “Panaja-Novoselë”, shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Novoselë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Shtetasi A. H. është dërguar në spital, por ka humbur jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button