AKTUALITETKRONIKË

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e të enjtes në aksin nacional Lushnjë-Berat, në zonën e Kashtëbardhit, ku humbi jetën 25-vjeçari, Petro Piti.


I riu, banues në Urën Vajgurore, Berat, ishte shofer dhe pronar i një pike karburanti në zonën ku jetonte.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai po transportonte karburant me një autobot kur ndodhi përplasja fatale me një mjet bujqësor, zetor. Përplasja ishte aq e fortë saqë shkaktoi përmbysjen e autobotit, i cili përfundoi në një kanal kullues.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

25-vjeçari mbeti i bllokuar në automjet për më shumë se një orë, deri në momentin kur banorët e zonës së bashku me efektivët e policisë dhe zjarrfikësit, arritën ta nxirrnin me shumë vështirësi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, Petro nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas hetimeve paraprake, të dy mjetet lëviznin në të njëjtin drejtim dhe dyshohet se shoferi i autobotit nuk e vuri re mjetin bujqësor. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, autoboti u përmbys, duke rezultuar me humbjen e jetës së 25-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button