AKTUALITETSTAR CHANNEL

Një festival për promovimin e traditës rome/ Për herë të parë në Roskovec vjen ‘Roma Romale 2025’

Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë në Roskovec është zhvilluar festivali “Roma Romale 2025”.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Aktiviteti ka bërë bashkë artistë nga qytete të ndryshme të vendit përshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën, Matin, Lushnjën, Delvinën, Ersekën dhe Fierin.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Ishte një ide që na ka lindur më herët ka pohuar kryebashkiakia Majlinda Bufi, por vetëm këtë vit u mundësua duke e kthyer Roskovecin në një qytet ngjyrash dhe në  shtëpinë  e pritjes së komunitetit rom nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Pjesëmarrës në këtë festival ishte edhe një grup nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin arristik të Ermina Redjepovës, e cila e ka vlerësuar këtë festival të kërcimeve trasicionale, muzikës dhe veshjeve tradicionale të këtij komuniteti si një ogur shpresëdhënës , për t’u kthyer në traditê dhe për të ndihmuar në integrimin e këtij komuniteti në këtë moment të përpjekjes kur Shqipëria aspiron  për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane ku integrimi i pakicave kombëtare është një ndër kushtet që duhet parë me prioritet.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndërkohë përfaqësuesi i qytetit tê Klosit ka pohuar se tashmë ky festival duhet të kthehet në traditë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Besmir Dalipi është një prej spektatorëve të ardhur nga Berati, i cili mes emocionesh pohon se aktivitete të tilla ndihmojnë për t, u ndier të barabartë ndaj është shumë e rëndësishme që të kthehen në traditë.

Festivali “ Roma Romale” solli ngjyra , muzikë dhe energji për të gjithë komunitetin, i cili beson në fuqinë e kulturës për të ndërtuar ura dhe për të promovuar bashkëjetesën.

Related Articles

Back to top button