AKTUALITETBOTAKRONIKË
Një i ri nga Kosova, me banim në Zvicër ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik në Itainë veriore.
Sipas mediave, shqiptar ishte me profesione DJ, ndërsa makina Ferrari me të cilin ai po udhëtonte u bë copash, më pas shpërtheu edhe në flakë.
Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
40-vjeçari i identifikuar si Isa Q. vetëm disa orë para vdekjes ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali.
Vëllai i tij 41-vjeçar ka konfirmuar se automjeti i përkiste atij.
“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.