“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin tonë, ju kërkoj falje qytetarëve që nuk fola më herët, siç e dini që nga viti 1999 nuk kemi pasur kontroll të drejtpërdrejtë dhe është dashur të hetojmë se çfarë ka ndodhur që të mund t’i tregojmë njerëzve të vërtetën. Do të flas vetëm për atë që ka ndodhur dhe pastaj do të jap një vlerësim.
Sonte një grup serbësh vendosën dy kamionë si barrikada në Banjska në veri të Kosovës. Pastaj ka ardhur policia e Kosovës duke tentuar t’i largojë ato barrikada dhe pastaj vijnë deri në konflikt, në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos. Në orën 8:57 u mbyllën vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjak.
Në orën 10:15 shqiptarët njoftuan se 4 komuna serbe ishin zona e operacionit antiterrorist. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ta dinë njerëzit. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë, edhe pse paralajmërova si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork se kjo mund të ndodhë, pak njerëz e dëgjuan”, tha Vuçiç.