AKTUALITETKOSOVA
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën ditën e djeshme. Një vajzë 14-vjeçare është droguar dhe ab*zuar sek*ualisht nga 5 persona të rritur.
Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim në rrugën “Tirana” dhe ka qenë vetë vajza ajo që ka njoftuar policinë. 14-vjeçarja rrëfyer në Polici se rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnate dhe personat që kanë abuzuar me të janë ende të paidentifikuar.
Këta të fundit fillimisht e kanë detyruar vajzën të konsumojë substanca narkotike dhe pasi e kanë droguar, dyshohet se e kanë dhunuar. E mitura është gjetur diku në një rrugë të kryeqytetit në orët e mëngjesit dhe më pas është njoftuar Policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimi tashmë është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.