AKTUALITETVIDEO

Një person ngujohet brenda makinës në Fier (Arsyeja)

Shtetasi Ervin Memo është ngujuar në makinën e tij  paraditen e kësaj të mërkure, në një sipërfaqe toke që pretendon se e ka me dokumentacion të rregullt dhe nuk del prej aty me frikën se mbi këtë sipërfaqe toke do të nisin punimet për ndërtimin e një shtylle të tensionit të lartë.

Memo ka deklaruar se është kontaktuar nga ana e firmës e cila do të vendosë shtyllën, dhe i është konfirmuar se kjo e fundit nuk do të vendoset në tokën e tij, ndërsa më pas ka vënë re se toka është piketuar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Memo ka vendosur makinën në brendësi të tokës dhe thotë se këtë të fundit prej vitesh e ka në pronësi me dokumenta të rregullta dhe se ky proces po manipulohet.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Memo ka shtuar se në bazë të dokumentacionit shtylla duhet të vendoset në një hapësirë toke që në hartë rezulton tokë shtet, rrugë, por që nga ana e firmës është piketuar toka e tij.


Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button