“Një plagë që nuk u shërua kurrë”, humbi 7 anëtarët e familjes gjatë tërmetit të 2019, ndahet nga jeta Alfred Cara

Në vitin 2019 emri i tij u bë pjesë e të gjitha mediave, ndërsa mbi supe mbante peshën e rënde të tragjedisë së 26 nëntorit, kur 7 anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht.
Albert Cara ishte i vetmi në familjen e tij që mbijetoi pas shembjes së banesës së tyre nga lëkundjet e forta të tërmetit në Thumanë.
Pas 7 vitesh vuajtje dhe dhimbje, sot Cara është shuar pas një arresti kardiak.
Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale familjarë të tij.
“Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij.
Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.
Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, shkruan i afërmi i tij.




