AKTUALITET

“Një skemë mashtruese me imitimin e numrave ka dëmtuar disa persona”, Rama thirrje qytetarëve: Verifikoni dërguesit, shmangni kurthin e kësaj loje kriminale

Kryeministri Edi Rama është shprehur në një reagim në rrjetin social “X’ se një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tij autoritetet kanë ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Rama u bëri thirrje qytetarëve që teksa policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit nëse marrin mesazhe në emrin e personave publikë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reagimi i plotë:

Reklama në FieriWeb

Një lojë mashtruese me kompjutera që imitojnë numrin e telefonit ka dëmtuar disa persona deri më sot. Policia e Shtetit ka ndaluar dhe çuar para drejtësisë disa prej këtyre mashtruesve, të cilët kanë arritur të marrin para prej të dëmtuarve.

Por ndërkohë që policia vazhdon punën e saj për identifikimin e të tjerëve, u sugjeroj të gjithë atyre që marrin mesazhe në emrin e personave publikë, të verifikojnë paraprakisht vërtetësinë e dërguesit, që të shmangin kurthin e kësaj loje kriminale.

Related Articles

Back to top button