KRONIKËSTAR CHANNEL

Një vështrim që përfundoi në tragjedi, si nisi konflikti që i mori jetën 24-vjeçarit

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me dinamikën e konfliktit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Ylber Luli.

Sipas burimeve, konflikti mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe Ylber Lulit dyshohet se ka nisur në zonën e Gjuhadolit, pas një përplasjeje verbale për një motiv banal, që lidhej me një vështrim mes dy të rinjve. Në atë moment, situata nuk ka agravuar deri në përplasje fizike.

Reklama në FieriWeb - “”

Megjithatë, pak minuta më vonë, sipas të dhënave paraprake, Andri Vulaj ka shkuar pranë banesës së Ylber Lulit. Aty dyshohet se ka nisur një konflikt fizik, ku janë përfshirë 24-vjeçari dhe babai i tij, 63-vjeçari Qamil Luli.

Gjatë përplasjes, sipas dëshmisë paraprake të dhënë nga Vulaj, ai është sulmuar me thikë nga babë e bir. Në këto rrethana, ai pretendon se ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, duke deklaruar se veprimi është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga të shtënat, një plumb ka prekur në kraharor 24-vjeçarin Ylber Luli. I riu është transportuar me urgjencë në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur edhe Andri Vulaj dhe Qamil Luli. Sipas të dhënave paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa dëshmia e të dyshuarit dhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes pritet të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të dinamikës së konfliktit.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button