KRONIKËSTAR CHANNEL

Një vit më parë i vranë djalin, gjendet e vdekur në banesë nëna e Rigels Kaso

Gjendet e pajetë në banesë nëna e Rigels Kaso, 42 vjeçarit i cili u dhunua brutalisht nga një person dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

66-vjeçarja Teuta Kaso sipas të dhënave të policisë është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rigels Kaso, u gjet nga policia e Tiranës i cili ishte dhunuar dhe lënë në mes të rrugës.

Reklama në FieriWeb

Hetimet në atë kohë zbuluan se 42-vjeçari ka komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit nga Peshkopia, Bajram Gjelodhi dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që Kaso kishte lënë me të.

42-vjeçari është dhunuar me grushte nga Gjelodhi dhe i ka rënë koka në bordurë nga edhe mori dëmtime dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Related Articles

Back to top button