AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Njëri transportonte emigrantët, tjetri kontrollonte rrugën, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Dy persona përfunduan në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa u kapën duke transportuar emigrantë kundrejt përfitimit.

Operacioni policor i koduar “Stacioni 1” përfundoi me arrestimin e shtetasve, N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policisë:

U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni 1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi N. N. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet MENA, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar “Tre Urat”, Përmet, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Shtetasit E. C. dyshohet se qarkullonte me automjetin tip “Toyota”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasin N. N., për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button