KRONIKËSTAR CHANNEL

Njerku polic abuzonte me 16-vjeçaren prej vitesh, një tjetër efektiv i çonte video intime por u shantazhua nga i dashuri i saj. Zbardhet ngjarja rrëqethëse e Këlcyrës

Një rast denoncimi për shantazh dhe shtrëngim për dhënie pasurie ndaj një efektivi të Policisë në Këlcyrë ka marrë tjetër rrjedhë. Aty ka dalë në pah abuzimi seksual me një 16-vjeçare. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Gjirokastrës, të përfshirë rezultojnë edhe 2 punonjës policie, P. B., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet dhe A. A., oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Ky i fundit i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Janë vënë në pranga gjithashtu, K. P., i dashuri i shtetases së mitur dhe I.P shok i tij. Këta të dy kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik,

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njoftimi i AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) në bashkëpunim me DVP Gjirokastër ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjiroksatër për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim seksual” dhe dy shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Reklama në FieriWeb

P. B., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Përmet.

A. A., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tepelenë (i shpallur në kërkim pasi është larguar ditën e djeshme në drejtim të Greqisë).

Shtetasi K. P., i dashuri i shtetases së mitur.

Shtetasi I. P., shok me shtetasin K.P.

Pas indicjes nga një postim në rrjetet sociale, strukturat e hetimit të Drejtorisë Rajonale të AMP-së në bashkëpunim me DVP Gjirokastër kanë kryer veprimet e para hetimore, ku ka rezultuar se një vajzë e mitur me iniciale K.G., e nxitur nga i dashuri i saj shtetasi K.P., dhe shoku i tij shtetasi I.P., kanë shantazhuar punonjësin e policisë A.A., duke i kërkuar një shumë monetare prej 10 milion lekë të vjetra si këmbim për të mos publikuar një video intime të tij, e rregjistruar me aparat telefonik. Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se punonjësi i policisë P.B., (njerku i shtetases së mitur) prej disa vitesh ka pasur lidhje intime. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ngjarja
Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar 4 urdhërarreste lidhur me shantazhimin e policit që kryente veprime të turpshme online me një 16-vjeçare.

Tre të rinjtë i kanë kërkuar para efektivit 56-vjeçar me inicialet A.A., në mënyrë që të mos i publikonin në rrjetet sociale një video intime që ai kishte me të miturën.

Për rrjedhojë policia arrestoi 2 nga të rinjtë, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Burime për News24 bëjnë me dije se ndër personat e arrestuar është edhe njerku i 16-vjeçares, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me të. Sa i takon dënimit apo jo të policit, ende nuk është marrë një vendim nga grupi hetimor.

Related Articles

Back to top button