AKTUALITETMOTITË NDRYSHME

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë, temperaturat shkojnë deri në 36 gradë.


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtmit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët më pas shtim gradual vranësirash mesatare dhe hera-herës në relievet kodrinore – malore deri të dendura.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vranësirat në relievet kodrinore – malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Në relievet e larta malore dhe zonat luginore pranë relieveve malore të vendit në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Era do të fryjë me drejtim  veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button