AKTUALITET
Njoftim i rëndësishëm nga BSH: Me 31 dhjetor, afati përfundimtar i këmbimit të disa kartëmonedhave, hiqen nga qarkullimi
Fundi i vitit 2023 do të jetë afati përfundimtar për këmbimin e disa kartëmonedhave tashmë pa kurs ligjor. Lajmi është bërë i ditur nga Banka e Shqipërisë, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp, njofton publikun se bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, data 31 Dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor.
Monedhave të cilave u mbaron afati në fund të vitit 2023 janë:
- 100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar;
- 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit;
- 200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit;
- 500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli;
- 500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit; dhe
- 1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut
“Kartëmonedhat e mësipërme mund të vazhdojnë të këmbehen deri më datë 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.