AKTUALITETSTAR CHANNEL

Noeli, 13-vjeçari nga Fieri, fiton betejën për jetën: Operacioni 16-orësh përfundon me sukses

Pas një operacioni të ndërlikuar dhe të rrezikshëm që zgjati plot 16 orë në spitalin prestigjioz Bambino Gesù, Noeli, 13-vjeçari nga Fieri, ka kaluar me sukses një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij. Ekipi i mjekëve, të cilët përfshinin kirurgët më të mirë të spitalit si dhe ekspertë ndërkombëtarë me famë botërore, arriti të heqë masën e madhe tumorale duke ruajtur trurin e paprekur.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Rezonanca e kryer pas operacionit konfirmon se ndërhyrja ka qenë e suksesshme, dhe Noeli tashmë ka nisur të rikuperohet. Ai është zgjuar dhe ka reaguar mirë, duke takuar prindërit e tij për herë të parë pas operacionit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky operacion u konsiderua një ndër më të vështirët e realizuar ndonjëherë në këtë institucion, ndërsa lutjet dhe mbështetja e mijëra njerëzve ishin një shtyllë e rëndësishme për familjen. Komentet dhe mesazhet e mbështetjes, që kaluan mbi 11 mijë, u bënë një ushtri e mirësisë, duke treguar fuqinë e bashkimit dhe solidaritetit njerëzor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Familja e Noelit falënderon nga zemra çdo person që kontribuoi, qoftë me lutje apo ndihma të heshtura, për të shpëtuar jetën e tij. Ky sukses është një dëshmi e mrekullive që ndodhin kur shkenca, përkushtimi dhe shpirti njerëzor punojnë së bashku.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button