Noka “skanon” drejtorët e policisë: Proda u bë drejtor nga 3 banda, Nallbatin e shkarkoi ish-ministri i PS-së
Nënkryetari i PD-së, Flamur Noka, renditi disa prej emrave të drejtuesve të policisë së shtetit.
I ftuar në ‘Të Paekspozuarit’, Noka akuzoi drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda se u zgjodh nga tre banda, ndërsa për Neritan Nallbatin, kryetar i komisionit të kualifikimit të kandidatëve të drejtorë të policisë në qarqe tha se ka qenë i lidhur me bandat dhe ishte shkarkuar nga ish-ministri i PS-së në vitin 2004.
Flamur Noka: Në komision të Sigurisë i është kërkuar llogari ministrit të Brendshëm informacion. Kryetari i PD-së, Berisha i ka deklaruar disa herë.
Ilir Proda me atë telefon që ka sekuestruar SPAK-u për lidhje me bandën e Çopajve, Troplinin dhe Çelën dhe këto tre banda e çuan atë drejtor të Policisë së Shtetit. E kam thënë dhe po e përsëris që shteti të dorëzojë agjencinë ligjzbatuese në vend në duart e krimit. SHISH ka përgjime ambientale për kultivim lëndësh narkotike. Por ia mbylli DSIK dhe Ardi Veliu. Proda duhet të ishte në burg dhe tani është narkodrejtor.
Neritan Nallbati është kryetari i komisionit të kualifikimit të këtyre. Nallbati është ushtar i bandës “Hakmarrja për drejtësi”. Për këtë arsye u shkarkua nga ish-ministri socialist Igli Toska në vitin 2004 për lidhje me krimin e organizuar. Është drejtori i famshëm i policisë së Xibrakës, kokainës. Ishte drejtor i policisë së Elbasanit.
Tonin Vocaj është drejtori i Tiranës dhe është njeriu me karrierën më të gjatë dhe më të saktë, por nuk do të jetë gjëkundi nesër.
Në kohën kur PD ishte në pushtet, kishte një ligj për policinë e shtetit që duihej ta nisje nga baza dhe të bëheshe edhe drejtues i parë. Sot nëse je patronazhist bëhesh drejtor.
Tirana, Elbasani, Durrësi, i ke sponsorizime të gjitha nga krimi i organizuar dhe do t’i them me emra se nesër do t’i emërojë kryetari i krimit të organizuar në Policinë e Shtetit, Ilir Proda.