AKTUALITET

Nuk deklaroi pasurinë, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe


Gjykata e posacme ka denuar me dy 2 vite sherbim prove Fatos Tushen ish kryebashkiakun e Lushnjes lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prokuroria kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që ka të bëjë me pasurinë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Bëhet fjalë për një apartament në bregdet të cilin nuk e ka deklaruar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite.

Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.

Related Articles

Back to top button