AKTUALITET

Nuk dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë, shkarkohet drejtori i policisë Lezhë Vehbi Bushati


Drejtori i Policisë së Lezhës Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra për shkak se nuk ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Për këtë arsye Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore vendosi largimin nga pozicionet drejtuese të Vehbi Bushatit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vendimi i AMP për Vehbi Bushatin:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

1.Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet Subjektit të Vlerësimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit brenda 15 ditëve nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit.

Ky vendim publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, në përputhje me pikën 8, të nenit 56, të Ligjit 12/2018, i ndryshuar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 45 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Related Articles

Back to top button