POLITIKËSTAR CHANNEL

“Nuk ka bir …”/ “Ke marrë para nga krimi! Je bërë sekser tek pronat e Çopjave në bregdet” – Përplasje e ashpër mes Shehajt dhe Lapajt: Të të vijë turp!

Dy kandidatët në zgjedhjet e 11 majit, janë vënë përballë në studio për të sqaruar akuzat për bashkëpunim me krimin.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Me tone të ashpra, Lapaj deklaroi se kjo çështje do dërgohet në gjykatë dhe familjarët e tij duhen lënë jashtë kësaj çështjeje, ndërsa Shehaj tha se ky është justifikim që përdorin të gjithë personat e përfshirë në korrupsion.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lapaj: Nuk ka bir nëne të bëj politikë në emrin tim! T’i vij turp që merret me familjarët e mi. Të shkojë në SPAK e gjykatë. Ai zotëri do dënohet dhe unë nuk dorëzohem. S’ja ka borxh familja ime dhe as unë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shehaj: Si Adriatiku kanë folur…

Lapaj: Adriatiku s’ka pasur asnjë ditë pushtet. Kam 14 vite luftoj sistemin. Si i ke bërë 300 mln xhiro ti në një vend të vogël

Shehaj: Po më bën për të qeshur

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Lapaj: Kam bërë shkollën unë si avokat

Shehaj: Në këto 34 vite të gjithë ata që kanë dalë blof me fakte kanë bërë të njëjtin teatër kanë dalë nëpër studio dhe kanë bërë engjëllin

Lapaj: S’më bën dot mua si ata, ti hyrë në politike dhe nuk të njihte njeri. Ramës po i bën nder më të madh që po bën debat shterp lufta do ishte me Edi Ramën.

Shehaj: Kemi dëgjuar të njëjtin teatër. Ata që janë përfshirë në skandale, kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, askush nuk ka thënë ‘ok’ po kërkoj ndjesë dhe largohet. Këta thonë çfarë problemi ka që mora tenderin. Çështja është, në momentin që ke qenë në marrëveshje financiare me krimin, nuk mund të kandidosh, më votoni mua të luftoj krimin. Nëse ti je në të njëjtat kushte që janë të tjerët, Shqipëri krim korrupsion ka pa fund. Ky thotë më votoni mua

Lapaj: Ti e ke luftën më mua zotëri, unë e kam me Ramën

Shehaj: Ky është i vetmi rast në Shqipëri që sipas Adriatikut ka qenë çdo gjë perfektë dhe e drejtë.

Shehaj: Këtë duan të zëvendësojnë Ramën, duke i bërë njerëzit më budallenj se sa i ka nxjerrë Rama. Kanë një kurajo të jashtëzakonshme, kjo tregon që çështja është marrë nga vjehrri. Ky është dokument i marrë në website. Këta zotërinj i janë drejtuar gjykatës së Sarandës, pronarët që gjykata thotë janë të vërtetët.

Lapaj: Ti më akuzon mua për lekë krimi, me kë bën politikë ti? Duke më thënë mua këtë që kam marrë lekë krimi?!

Shehaj: Seancat e para i ka bërë vjehrri i Adriatikut, pastaj është ndryshuar. Për Adriatikun, kjo mund të jetë fare normale. Faktet janë që zotëria është i përlyer në një aferë, ku është i përfshirë vjehrri i tij, pronarët që kanë pasur pronën, ca personazhe të krimit. Pastaj, vjehrri tha hajdeni ju se unë…

Lapaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi për asnjë në botë, përveçse për vajzën time. Ai zotëria ka gjykuar 12500 çështje. Unë nuk mund t’i hyj me lupë. Prona duhej regjistruar, familjarët kërkuan që shpenzimet e avokatit t’i mbulonte firma.

Shehaj: Nuk është të bësh avokatin, është të bësh sekserin. Si qenka rastësi, që kur doli blerësi, doli prona. Si qenka rastësi që avokati mori aq shumë para për atë shërbim.

Lapaj: Mos ma ngri mua zërin… Pasi unë kam lidhur prokurën dhe kontratën, kam filluar procedurat ligjore. Unë në 8.7.2022, I jam drejtuar një kompanie private të përmbaruesve gjyqësorë, ‘kërkojmë vënien në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit’… Atë hipotekë prone, nuk e ka dhënë vjehrri im.

Related Articles

Back to top button