”Nuk konkurojmë dot rajonin”, Resuli: Ekonomia rurale shqiptare nuk përballon dot tregun evropian
Ervin Resuli, Ekspert për bujqësinë i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se ekonomia rurale shqiptare nuk është në nivele për të përballuar tregun evopian.
Resuli: A jemi ne të gatshëm që të përballojmë fluskin dhe modernizimin e fermave blegtorale dhe Bujqësore të BE sepse po përgatitemi për një ekonomi e cila nuk do ketë më pika doganore.
Një produkt siç prodhohet në Itali i shtohet vetëm kosto e transportit dhe vijnë në Shqipëri, pra nuk ka TVSH nuk ka taksë doganore, nuk ka filtër mbrojtje.
Pra a është sot ekonomia rurale shqiptare në këto nivele për të përballuar tregun evropian?
Jo dhe këtë e them me bindje të plotë.
A jemi sot ne të gatshëm të përballojmë minimalisht një nga vendet e rajonit siç është Serbia?
Jo. Pra ne sot nuk po arrijmë të konkurojmë rajonin.
Për aq kohë sa ne nuk konkurojmë dot rajonin të jesh i sigurt që BE na mbyt vetëm me një rajon të caktuar të Gjermanisë apo të Italisë apo të Francës.
Që ne të bëhemi konkurues, janë skemat kombëtare dhe mbështetja drejtpërsëdrejti si dhe grantet e IPARD-it që duhej të ishin aktive për 2025.