POLITIKËSTAR CHANNEL

“Nuk na duhet më, do ta lëmë jashtë”, Rama paralajmëron shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike: Drafti i ri do miratohet pasi ta shohë KE-ja

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Deklaratën ai e bëri gjatë një konference për shtyp me gazetarët e mediave europiane në kryeministri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Dëgjoni, ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë për të thënë këtë gjë fillimisht dhe shumë njerëz që flasin për këtë as nuk e dimë për ç’ flasin, por gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vetë dhe nuk ka rëndësi. Nuk është se po luftojmë për të, nuk është se do të themi që vlerësimi është i gabuar, thjesht do ta lëmë jashtë”, tha Rama.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Kur vijmë prapë te integrimi, 2027 është afër. Çfarë janë ato reforma që BE-ja i kërkon Shqipërisë t’i përmbush deri atëherë edhe do t’ju duhet të ndryshoni ligjin për investimet strategjike për të krijuar një fushë loje më të drejtë apo nuk është problem ky aspekt për BE-në?

Reklama në FieriWeb

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë për të thënë këtë gjë fillimisht dhe shumë njerëz që flasin për këtë as nuk e dimë për ç’ flasin, por gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vetë dhe nuk ka rëndësi. Nuk është se po luftojmë për të, nuk është se do të themi që vlerësimi është i gabuar, thjesht do ta lëmë jashtë. Megjithatë, ligji për investime strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur. Tashmë nuk na duhet më një ligj për investime strategjike sepse kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë dhe në fakt nuk duan t’ja dinë për lehtësira. Duan natyrisht status të mbrojtur e kështu me radhë, por nuk kemi probleme me këtë. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet kështu që po punojmë me Bashkimin Evropian për këtë. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE-së dhe kjo është diçka tjetër që është mjaft e qartë. Është mjaft e qartë. Shqipëria mund të ëndërrojë e të parafytyrojë e të imagjinojë çdo gjë që Shqipëria apo qeveria kërkon, por ka një garanci për të gjithë që nuk ka diçka të tillë si aktivitete që dëmtojnë mjedisin s’mund të ndodhin sepse duhet të jemi në përputhje me standardet e BE-së. Ja pse ju thashë që u bënë vite tashmë që në Europë nuk shihni më zhvillime apo ndërtime që dëmtojnë mjedisin. Jo sepse duan njerëzit t’i bëjnë edhe nuk lejohet, por sepse kjo është një botë turizmi krejt e re dhe që të konkurrosh është shumë e qartë. Nuk konkurron dot duke shpërfillur natyrën. Është e pamundur. Ja pse ndihem i zemëruar me të gjithë ata që nuk e kuptojnë se është bekim për Shqipërinë të sjellë 4 miliard euro dhe të bëjë diçka të jashtëzakonshme që do të jetë në ADN-në e saj një zhvillim mbështetur në natyrë. Ja pse zemërohem, por i zemëruar me veten natyrisht,  jo me ju.

Pra nuk e di, po flasim për 2027-tën. Dua që ta them saktësisht.

Kryeministri Edi Rama: Zonjë është e shkruar. Me komisionin kemi një listë të tërë gjërash që duhen bërë. Janë me shkrim. Nuk themi që do t’i bëjmë. Janë të shkruara. Ka afate dhe ndërkohë do të ndalë të fuqizohet i vjetri dhe do të hartohet ligji i ri. Është e shkruar. Nuk ka të bëjë me asgjë çfarë ndodh në rrugë. Nuk ka të bëjë me asgjë që sillet përreth kësaj historie. Është diçka e shkruar qysh para shumë kohe dhe fundi i 2027-s është vendosur aty, por mund ta bëjmë edhe më parë se s’po punojmë për ligjin e ri. Ligji i ri kërkon kohë sepse komisioni duhet ta shohë. Në qoftë se ligji është gati këtë vit, do ta miratojmë këtë vit. Do ta bëjmë këtë vit. Kështu që s’ka diskutim, por nuk ka lidhje me këtë histori. Nuk ka të bëjë fare me këtë histori. Ky është argumenti im. Prandaj bëj kështu. Nuk ka të bëjë me këtë histori aspak. Kjo histori është një temë krejt jashtë çdo shine. Krejt jashtë çdo shine. Flitet për gjëra që nuk ekzistojnë, flitet për gjëra që janë të rreme. Ne po punojmë dhe do të dalim me gjëra, do të presim një moment më të qetë. Ne po punojmë për ato që quhen dosjet apo skedat e flamingove dhe do t’i tregojmë, do t’ju tregojmë se sa shumë deep fake se sa shumë dizinformim, se sa shumë sajim apo inxhinierim po ju bëhet këtyre informacioneve nga burimet që po i përdorin dhe nga burimet të cilat thjesht i shumëfishojnë.

Kështu që e dimë, e dimë si fakt, nuk është se e shohim në ëndërr, e dimë faktikisht që ka aktorë që po përpiqen ta shfrytëzojnë duke përdorur atë që quhet depërtim dhe ka të tjerë që po përpiqen ta përdorin për agjendën e tyre, për qëllimet e tyre që nuk kanë absolutisht bëjnë me Shqipërinë si objektiv, por kanë të bëjnë me Shqipërinë si një vend interesant për të t’i dhënë energji politikbërjes së tyre, por kemi shumë të dhëna për këtë dhe do t’i bëjmë publike vetëm faktet, jo histori, faktet.

Edhe njëherë po ju them që nuk flas për aktorë dashakeq. Ka vetëm një aktor dashakeq që është Irani, këtë e dimë, e dimë me fakte. Nuk kam thënë kurrë dhe nuk e them asnjëherë që Irani e shpiku, po them që Irani u hodh menjëherë në këtë histori, menjëherë. Dhe ne jemi në luftë kibernetike me Iranin që është prej disa vitesh tashmë. Ata organizuan një sulm të tmerrshëm, masiv, kibernetik kundër Shqipërisë për të fshirë të gjithë infrastrukturën tonë kritike nuk ja dolën, ndërkohë që ne u detyruam të investonim masivisht dhe ndërkohë që flasim kemi një nga muret më të mira kibernetike në Evropë dhe është diçka që njihet dhe nga NATO-ja dhe e njohim mënyrën se si veprojmë rrugët si veprojnë. Kështu që është shumë e qartë që ata kërkojnë ta ndezin ta fryjnë këtë gjë. Se kush e ka interesin që të krijoi e të ndezë narrativën antisemite, antihebreje, anti-izraelite. Kush e lidh? Po ç’lidhje ka flamuri izraelit me këtë zhvillim? Ç’lidhje ka Gaza me këtë? Pra kjo është një gjë dhe në fakt ka hasur në shpërndarje ka patur interes. Pjesa tjetër janë konkurrentët. Kemi pasur shumë informacione të rreme që vijnë nga konkurrenca sa i takon turizmit dhe pjesa tjetër janë njerëz me qëllime të mira si ju. Ju jeni njerëz që keni qëllime të mira, doni më të mirën për Shqipërinë.

E nuk do të ishte gabim të thoje që edhe mes jush ka njerëz që kanë ripostuar. Ndoshta jo ju po kam pare ripostime në platforma nga gazetarë, nga figura publike që kanë ripostuar qindra mijëra protestues, është bota ku jetojmë, është çmenduri, po kjo është.

Ndërkohë që historia është shumë e thjeshtë, ka një interes nga një konsorcium mjaft i madh investuesish për të sjellë një kapital të madh në vend dhe kompania në krye është një nga superfuqitë e Lindjes së Mesme, Power Holding. Mund të shkoni të shihni ç’kanë bërë! Kanë po kështu edhe disa projekte të bëra nëpër ishuj që flasin vetë. Ata kanë angazhuar njerëzit më të mirë në të gjitha fushat.  Ne ju kemi vënë shumë, po themi, piketa për atë çfarë presim, do të kryhet vlerësimi i mjedisit dhe pastaj do të kemi projektin.

Ky është një sulm shumë i madh për ta vrarë një projekt përpara se sa të lindë. Kjo nuk do të ndodhë! Nuk do ta lejoj! Kaq e thjeshtë! Dhe nëse projekti do të jetë ashtu siç mendoj se do të jetë, Të gjithë do ta shohin vetë. Në qoftë se projekti nuk do të përmbush të gjitha ambiciet tona, do të kërkojmë që ta përmirësojnë. Por t’i thuash ti investimi “ik”, sepse na duhet ta mbajmë atë pjesë të Shqipërisë të paprekur. Jo! Shkoni atje, shkoni shiheni me sytë tuaj se sa probleme të mëdha ka në atë pyll sa i takon mirëmbajtjes, sa i takon pastrimit, e kështu me radhë. Ndonjë pyetje tjetër? Po.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button