POLITIKËSTAR CHANNEL
Numërohen 192/587 kuti në Fier, PS kryeson me mbi 18 mijë vota më shumë. Ja sa të mbrojtur e ka mandatin e 12-të

Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 192 nga 587 kuti votimi që janë gjithsej.
Socialistët kryesojnë në këto kuti me 18817 vota më shumë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.
E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate
Sipas formulës së ndarjes së mandateve, PD-së do t’i duhet një diferencë prej 279 votash (më parë i duheshin 538), për t’i marrë një mandat PS-së.




