POLITIKËSTAR CHANNEL

Nustret Avdulla, deputeti i PDIU, kandidon për Partinë Socialiste në Qarkun Fier

Partia Socialiste ka zbuluar emrat e kandidatëve që do të garojnë për deputetë në Qarkun Fier në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një prezantim të realizuar nga Zv.kryeministrja Belinda Balluku, janë bërë të njohur emrat e socialistëve që do të përfaqësojnë këtë qark, duke përfshirë edhe një emër të papritur.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Një prej kandidatëve që ka tërhequr vëmendjen është Nustret Avdullai, deputet i PDIU-së gjatë mandatit 2021-2025. Avdullai ka qenë i zgjedhur nga lista shumëmërore e Partisë Demokratike, por tani ai ka kaluar në radhët e Partisë Socialiste, duke u bërë një nga kandidatët për këtë qark.

Ky zhvillim ka ngritur pyetje dhe interes për lëvizjet politike dhe mundësitë që ky emër do të sjellë në garën e ardhshme parlamentare në Fier.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Related Articles

Back to top button