KRONIKËSTAR CHANNEL

“O Gono, e shite apo s’e shite atë të shkretën vilë?”/ Shehaj i përgjigjet Ballës: Ke filmuar shtëpinë ku jetojnë gruaja dhe fëmijët e mi

Përplasja mes ministrit Taulant Balla dhe kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është zhvendosur në rrjetet sociale, pas publikimit nga Balla të një videoje nga Italia, ku ai kërkon sqarime lidhur me vilën që Shehaj ka deklaruar se e ka shitur për 15 milionë euro.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në videon e publikuar, Balla i drejtohet me tone ironike Shehajt:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“O Gono, ku je mo burrë? E shite apo s’e shite atë të shkretën vilë? E ke shitur vjet në shtator apo është akoma e jotja? Se mos e nxjerr Kadastra e Italisë që është ende e jotja, se na merr në qafë pastaj. Shihi këto letrat dhe sqaroje pak këtë punë.”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pas kësaj, Shehaj reagoi me një videomesazh nga përpara Kryeministrisë, duke akuzuar Ballën se ka publikuar vendndodhjen e banesës së familjes së tij në Itali.

Reklama në FieriWeb

“Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime. Ka filmuar shtëpinë ku jetojnë gruaja ime dhe fëmijët e mi, kur kalojnë verën, duke treguar edhe adresën dhe duke thënë: ‘Këtu janë!’”, u shpreh Shehaj.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se qëndron pas këtij veprimi, duke e cilësuar atë si një përpjekje për ta intimiduar.

“Pse e bën Edi Rama këtë? Sepse është i dëshpëruar. Por një gjë ta kesh të qartë: Ne nuk ndalemi! Nuk na trembni dot, as me filmime, as me Taulant-a, as me krimin, as me oligarkët dhe as me mediat tuaja, të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Shehaj.

Debati mes dy politikanëve vijon me akuza dhe kundërakuza publike lidhur me statusin e pronës në Itali dhe publikimin e videos.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button