BOTA

Oficerët shkuan për ta arrestuar, oficeri i policisë vret veten duke u hedhur nga dritarja e banjos 


Një zyrtar i policisë së Palermos, Marcello Miraglia , kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në Bagheria gjatë arrestimit të tij.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Oficerët e policisë financiare kishin shkuar në shtëpinë e tij për ta njoftuar për një urdhër paraburgimi me akuzën e korrupsionit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por gjatë operacionit, 61-vjeçari kërkoi të lejohej të shkonte në tualet: në një moment hapi dritaren dhe u hodh prej aty.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Një oficer tentoi ta ndalonte duke mbetur i plagosur rëndë në dorë. Më pas oficeri u transportua në urgjencë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Miraglia ishte përfshirë në një akt korrupsioni në të cilin po hetohen nëntë persona të tjerë: sipërmarrës të cilët, në këmbim të parave ose dhuratave, do të kishin marrë rinovime të lejeve mjedisore ose të ishin njoftuar më herët për kontrollet e autoriteteve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button