AKTUALITETSTAR CHANNEL

Oliger Torba komandohet në krye të Policisë së Fierit, pas emërimit të Skënder Hitës në Policinë e Shtetit

Pas emërimit të Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit, detyra e tij si drejtues i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier është zëvendësuar përkohësisht.

Në drejtimin e Policisë së Fierit është komanduar Oliger Torba, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në emërimin e drejtuesit të ri zyrtar.

Reklama në FieriWeb - “”

Torba nuk është një emër i panjohur për strukturat e policisë në qark, pasi më herët ka ushtruar funksionin e nëndrejtorit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Fier.

Ky ndryshim vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button