KOSOVA

“Omicron” po shpërndahet me shpejtësi, sot Kosova pritet të shtrëngojë masat anti-Covid


Pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike si pasojë e Omicron, Kosova sot do të rishikojë masat anti-COVID që janë në fuqi. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë masa të reja shtrënguese.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë do të mblidhen Komiteti për Koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, Komisioni Këshillëdhënës dhe të gjithë hisedarët tjerë që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Aty pritet të hidhen rekomandime për të propozuar masa të reja, karshi situatës epidemiologjike, të cilat më pas pritet të miratohen nga kabineti qeveritar. Gjatë dy javëve të fundit ka filluar të rritet numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të mërkurën në vend u regjistruan 2 mijë e 50 raste pozitive, shifër kjo më e larta që nga gushti i vitit të kaluar, kur ishin shënuar 2 mijë e 236 raste për 24 orë. Aktualisht në Kosovë janë 7 mijë e 266 raste aktive me koronavirus. Edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri është mbledhur për të diskutuar planin e masave aktuale për të parandaluar infektimet me Covid dhe pavarësisht rritjes së rasteve, janë lënë në fuqi të njëjtat masa anti-COVID.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button