Operacion antidrogë në Shqipëri e Itali, lëshohen 52 urdhër-arreste! Të përfshirë avokatë, policë, zyrtarë dhe personazhe të krimit

Që në orët e para të mëngjesit është në zhvillim një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, i udhëhequr nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertit për Sigurinë në Tiranë dhe Policisë Shqiptare, me urdhër të Drejtorisë së Distriktit Antimafia të Barit dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, nën koordinimin e Eurojust-it (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.
Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe të antimafias italiane.
Sipas disa burimeve janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit. Gazetari Armand Xhelili raporton se Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme në bashkëpunim me efektivët e policisë në Vlorë kanë ndaluar një person me inicialet L.SH, në këtë qytet.
Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një projekti më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.
Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një operacioni më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.