AKTUALITETSTAR CHANNEL

Operacion i SPAK: Masa sigurie për 21 persona, përfshirë figura publike dhe ish-zyrtarë. Detyrim paraqitje për dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno


Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar sot detaje mbi një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar që po zhvillohet në Elbasan. Në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar 21 masa sigurie, nga të cilat 18 janë arrest me burg. Mes të arrestuarve përfshihen një ish-gjyqtare dhe një zyrtar i lartë i policisë së shtetit, si dhe avokatja e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqir, e cila është vendosur në arrest shtëpie.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërkohë, dy gazetarë të njohur, Elton Qyno dhe Artan Hoxha, janë vendosur nën masën e detyrimit për paraqitje. Elton Qyno akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha për pjesëmarrje në grup kriminal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

SPAK ka deklaruar se operacioni vijon për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe për të çuar para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë. Ky rast pritet të ngjallë reagime të shumta, duke qenë se përfshin emra të njohur dhe zyrtarë të lartë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button