KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Cocktail” në Dhërmi – Arrestohen dy shtetas anglezë me lëndë narkotike të forta dhe mijëra euro cash

VLORË – Dy shtetas anglezë janë vënë në pranga pas një operacioni antidrogë të koduar “Cocktail”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit J. B., 34 vjeç dhe J. C., 33 vjeç, me banim në Londër, të cilët ishin akomoduar në një dhomë në fshatin Dhërmi, një prej destinacioneve më të frekuentuara nga turistët.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronin dhe në automjetin e tyre tip “Mitsubishi”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
  • 52 doza me lëndë narkotike të llojit MDMA
  • 51 doza Ketaminë
  • 120 tableta Ekstazi
  • 6 185 euro dhe 720 paundë britanikë, të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike
  • 4 aparate celularë

Sipas të dhënave të para hetimore, dy shtetasit anglezë dyshohet se shisnin dozat e drogës në ambiente argëtimi përgjatë vijës bregdetare, ku frekuentohen nga të rinj shqiptarë dhe turistë të huaj.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Policia e Vlorës thekson se operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha zonat turistike të qarkut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button