KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Operacionalja 75” – Kapen dy të kërkuar me rrezikshmëri të lartë në Fushë-Kuqe

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 75”, duke arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim dhe të konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dy të arrestuarit, A. Xh., 42 vjeç, nga Fushë-Kruja, dhe E. M., 47 vjeç, nga Mamurrasi, u lokalizuan dhe u kapën në një terren të vështirë pranë zonës së Fushë-Kuqes, të armatosur me armë zjarri dhe armë gjahu.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit, Forca e Posaçme Operacionale sekuestroi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • 2 armë zjarri pistoleta,
  • 2 armë gjahu,
  • municion luftarak,
  • 2 radio komunikimi të ngjashme me ato të policisë,
  • një jelek antiplumb.

Të dy shtetasit ishin nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, të vendosur nga GJKKO për veprat penale të:

Reklama në FieriWeb
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit kriminal”;
  • “Grup i strukturuar kriminal”;
  • “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Policia njofton se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre kriminale dhe identifikimin e provave të tjera.

Related Articles

Back to top button