KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “Pa identitet”/ Ndalohet autobusi në Kakavijë, sekuestrohen mbi 74 mijë euro dhe dokumente të falsifikuara

Autoritetet e policisë në Kakavijë kanë sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Reklama në FieriWeb

Operacioni nisi pas kontrolleve të detajuara në dalje të Shqipërisë, ku një autobus i një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A.L., u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm. Me ndihmën e qenit të Policisë, brenda mjetit u gjetën 3 zarfe me para dhe një sërë dokumentesh, përfshirë karta identiteti franceze dhe leje qëndrimi në vende të BE-së.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Në vijim të hetimeve, u arrestuan në flagrancë dy persona: A. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit, dhe K. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë, për vepra që përfshijnë mosdeklarim të të hollave në kufi, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Ndaj shoferit të dytë të autobusit, A. Gj., nisi procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa pronari i agjencisë, J. K., 73 vjeç, u shpall në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Autoritetet sekuestruan gjithashtu 4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për vijim të procedurave.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button