Operacioni si në filma për arrestimin e anëtarëve të bandës së drogës në Angli! Drejtohej nga 2 vëllezër shqiptarë
Policia britanike ka dokumentuar dhe me video operacionin e arrestimit të anëtaëve të një bande që merrej me shpërndarjen e kokainës në disa zona të Aglisë duke nxjerrë qindra mijëra paund.
Banda e cila përbëhej kryesisht nga shqiptare drejtohej nga dy vëllezër shqiptar Edmond dhe Eduard Haziri dhe janë dënuar nga gjykata britanike me 70 vite burg në total.
Policia britanike ka dokumentuar me video momentin e arrestimeve në kuadër të operacionit “Eddiw Line”.
Në vitit 2021 një i afërm i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha, do të udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester, për të marrë drogën dhe për të fshehur të ardhurat nga shitjet, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës.
Muaj më pas, në marsin e vitit të kaluar, nisi operacioni i arrestimit në Londër.
Dhjetëra oficerë policie morën pjesë në arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e atyre që do të ishin prova për të vërtetuar aktivitetin criminal.
Policia ushtroi kontroll në banesën e Alban Krasniqit, në Blackheath Hill, London. Megjithëse u gjetën telefona, nuk u gjet telefoni me të cilën ai kishte kontakt me Hazirin.
Më pas policia zbuloi se në momentin kur policia kishte shkuar tek dera ai kishte hedhur telefonin nga dritarja e dhomës së së gjumit në oborrin e fqinjit.
Telefoni ishte me kod dhe nuk lejonte që të mund të hapej më pas u arriti ckodimi i telefonit ku mbaheshin kontaktet me porositësit, datat, vendet dhe të tjera.